Dua Lipa gati për të publikuar albumin me tekste personale
Publikuar:
(01.03.2023 12:29:12)

Dua Lipa thuhet se është gati për albumin e tretë në të cilin ka kohë që është duke punuar.
Një burim tha për The Sun se ‘Albumi i tretë i Duas është vërtet personal për të dhe ajo ka qenë e pranishme në çdo hap.
“Ajo ka kaluar qindra orë në studio dhe ka shkruar për çdo këngë – kjo është me të vërtetë e rëndësishme për të. Dua ka qenë shumë e qartë për drejtimin e saj për ta mbajtur atë optimiste dhe argëtuese, por ajo do të jetë shumë më zbuluese në tekstet e saj”, tha burimi.
Po ashtu, u la të kuptohet edhe për bashkëpunime në album pasi ‘artistët e talentuar’ kanë kërkuar të punojnë me të.
/Shqip.com