Kurti u bën thirrje shteteve tjera që të miratojnë tri marrëveshjet nga Procesi i Berlinit
Pasi Kuvendi i Kosovës miratoi tri marrëveshjet e Procesit të Berlinit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar që edhe shtetet tjera ta bëjnë të këtë.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti është shprehur se Kosova është e dyta që miraton 3 marrëveshje mobiliteti të nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit vitin e kaluar dhe e para që i ratifikon ato në parlament.
“Kosova është e dyta që miraton 3 marrëveshje mobiliteti të nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit vitin e kaluar dhe e para që i ratifikon ato në parlament. Ne shikojmë se vendet e tjera të BB6-së i miratojnë ato në mënyrë që studentët, punëtorët dhe bizneset të fillojnë të korrin përfitimet e Tregut të Përbashkët Rajonal”, ka shkruar Kurti.
Marrëveshjet të cilat u ratifikuan sot në Kuvendin e Kosovës janë:
Marrëveshja për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor.
Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor
Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore.
/Shqip.com