Po voziste i dehur, arrestohet këngëtari i muzikës popullore
Publikuar:
(23.09.2021 14:40:04)

Këngëtar i njohur i muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme, Bujar Çiçi, është arrestuar nga policia.
Sipas Report TV, ai u ndalua nga policia pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Të premten Çiçi do të dalë përpara gjykatës për të mësuar masën e sigurisë.
Ai është autor i disa këngëve si ‘Sot Gezoni’, ‘Sylqabegu’, “Kush ma i pari boni”, “Jom n’Tiron 500 vjet” apo “Nji Tirone nuk bohen dy”./SHQIP.com