Sport Shqiptar

Florian Marku: Kam 4 muaj që stërvitem, mezi po e pres këtë ndeshje

Florian Marku i gatshëm për ndeshjen e së shtunës

Florian Marku do të testojë forcat e tij të shtunën me datë 25 shtator kundër Maxim Prodan.

Në disa pronocime për mediat në Shqipëri dhe në rrjetet sociale, Marku është shprehur i gatshëm për këtë meç që do zhvillohet në stadiumin e Tottenhamit, ku të pranishëm do jenë afër 70 mijë shikues, shkruan Shqip.com.

“Jam stërvitur shumë. Kam 4 muaj që stërvitem pa ndaluar. Mezi e kam pritur këtë ndeshje. Para kësaj ndeshjeje kam pasur dy operime dhe ky është shkaku që kam 7 muaj që kam pritur pa u ndeshur. Por tani jam gati më shumë se kurrë. Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për karrierën timë. Është titulli i parë për mua në boks. Është në eventin më të madh në botë. Do zhvillohet në stadiumin e Tottenham-it, ku do të ketë afërsisht 70 mijë vetë publik dhe ndeshja e mbrëmjes është Joshua kundra Usyk-ut. Jam përgatitur si kurrë më parë dhe ju jap fjalën që nuk do i zhgënjejë të gjithë shqiptarët” ka thënë ai ndër të tjera.

Floriani po ashtu shtoi se motiv i madh për të është familja, sepse kanë vuajtur shumë, dhe nuk dëshiron që në të ardhmen fëmijët e tij të përjetojnë diçka të tillë.

Nëse shikohen stastisikat, Marku do të hyjë në ring me tetë fitore dhe një barazim, prej nëntë ndeshjeve të zhvilluara. Ndërsa, gjashtë prej këtyre fitoreve i ka realizuar me nokaut.

Në anën tjetër, Podam ende nuk e ka shijuar ndjesinë e humbjes. Ai ka 19 fitore dhe një barazim nga 20 ndeshje të zhvilluara. E “frikshme” është fakti që 15 fitore i ka realizuar me nokaut.

Në luftën e tij të fundit, Flroian Marku kishte mposhtur Rylan Charlton (më 20 shkurt 2021) me nokaut teknik në raundin e 8 -të.

Në të njëjtën datë do të përballet edhe Anthony Joushua me Oleksadr Usyk që është ndeshja kryesore e natës./Shqip.com