Osmani kërkon drejtësi për shqiptarët e vrarë në veri të Mitrovicës
Publikuar:
(03.02.2023 20:16:40)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar masakrën ndaj shqiptarëve në veriun e Mitrovicës, të ndodhur më 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000.
Osmani ka thënë se megjithëse kanë kaluar 23-vjet nga kjo masakër, ende autorët nuk janë dalë para drejtësisë.
“Dhjetë qytetarë shqiptarë të vrarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq nga banda të armatosura serbe, 25 të plagosur ndërmjet 3-4 shkurtit të vitit 2000, sikurse edhe 1664 familje të dëbuara me gati 12 mijë anëtarë nga pjesa veriore e Mitrovicës, mishërojnë kujtesën dhe nevojën për drejtësi”, ka shkruar Osmani, duke shtuar se në 23-vjetorin e ditëve të tmerrit në këtë pjesë, thirrja për drejtësi është nderim për të vrarët, të plagosurit dhe të dëbuarit.
/Shqip.com