Luizi i bën kërkesën e papritur Kiarës: E lëmë lojën dhe dalim?
Publikuar:
(31.01.2023 18:36:34)

Luizi që në hyrje në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ka shprehur pëlqimin e tij për moderatoren Kiara Tito.
Së fundmi, ai teksa ishte duke biseduar me Efin dhe Kiarën, i ka bërë një kërkesë moderatores.
Ai i kërkoj Kiarës, ta linin lojën dhe të largoheshin nga shtëpia e BBVA.
“A e lëmë lojën, dalim nesër shkojmë në shtëpi, pa kamera, pa mikrofona, pa spektatorë. E kam seriozisht’, i tha Luizi asaj.
Ndërkaq, Kiara e ka marrë me të qeshur kërkesën e Luizit.
/Shqip.com