Pandemia COVID-19: Armend Zemaj dhe Bekim Haxhiu kritikojnë Arben Vitinë

“Falë masave të Qeverisë Kurti, Kosova po e kalon më shpejt variantin delta”.
Ishin fjalët që përplasen në Kuvend, ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe dy deputetët opozitarë Armend Zemaj e Bekim Haxhiun.
“Në Universitetin që unë kam doktoru ti i ke ba 10 vjet një fakultet me e kry, e një specialzim që e ke regjstru para 16 vjetëve hala nuk ke arritë me kry, ti je pikap doktor, doktor i barnave që shet barna “ i tha Haxhiu – Vitisë.
Vitia ia ktheu se po dezinformon njëjtë si për “skadimin e vaksinave”, duke thënë se “nuk ka studiuar në të njëjtin Universitet me Haxhiun”.
Në diskutim është përfshirë edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili kërkoi nga kryeministri, Albin Kurti, ta shkarkojë Arben Vitinë nga posti i ministrit.
“Ky ministër i Shëndetësisë u tregua shumë i papërgjegjshëm, nuk e pranoi përgjegjësinë, por e pranoi gabimin. E gabimi kushton, këtë gabim do të duhej ta merrte për bazë edhe vetë kryeministri me shkarkimin e këtij ministri të Shëndetësisë që u tregua skandaloz në rajon dhe mbarë Evropën”, ka thënë Zemaj.
Por, Vitia vazhdoi debatin me Zemajn, duke i thënë se “nuk e ka siguruar asnjë vaksinë sa ka qenë ministër”.
Madje, sipas Vitisë, “Armend Zemaj ka mungesë elementare të njohurive rreth shëndetësisë”.
Qeveria e Kosovës, të dielën ka njoftuar se 35 për qind e qytetareve të rritur janë vaksinuar me të dy dozat. /Shqip.com