Rozë

Çfarë zbuloi Vedati rreth Stupcave në bisedën me Mbresën?

Vedati tashmë është adaptuar me banorët dhe kanë nisur edhe bisedat e para.

Ai në bisedë me Mbresën ka zbuluar detaje interesante nga prapaskenat e xhirimeve.

Vedati nuk ka hezituar aspak t’i tregojë se në raste të ndryshme, ata dalin nga skenari.

“Beso që ndonjë moment improvizojmë diçka, por ajo përshtatet me temë dhe hyn në skenar, kjo është më e mira”, ka thënë ai pos tjerash.

Ndryshe, treshja ka një kohë që i kanë ndarë rrugët me Osmani dhe kanë vazhduar vetëm Vedati dhe Mensuri.

/Shqip.com