Lajme

Policia në Ferizaj bastis lokalin ku po zhvillohej bixhoz i paligjshëm

Një kafiteri në rrugën “Vëllezrit Gërvalla” në Ferizaj është bastisur nga policia, pasi që kishin pranuar informacion se po zhvillohet një aktivitet i paligjshëm i bixhozi.

Në raportin e policisë shkruan se gjatë basitjes janë sekuestruar pajisje tablet, paketime të letrave të bixhozit dhe mbi 2 mijë euro.

“Në lidhje me këtë ekipe të policisë së rendit dhe policët hetues i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe janë nisur në drejtim të lokacionit, ku aty kanë hasur trembëdhjetë (13) persona duke luajtur bixhoz, ndërsa gjatë kontrollit janë gjetur gjashtë (6) pajisje tabletë, shtatë (7) paketime të letrave të bixhozit dhe para dymijë e gjashtëqind e tridhjetë e nëntë (2639) euro, të cilat janë sekuestruar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, bëhet e ditur se pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të dyshuarit F.K (M/K) i moshës 55 vjeçar, A.SH (M/K) i moshës 23 vjeçar dhe R.F(M/K) i moshës 35 vjeçar janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa 10 personat tjerë janë liruar në procedurë të rregullt për procedura tjera hetimore.

Rasti është cilësuar “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

/Shqip.com