Napoli sigurt drejt titullit

Napoli duket se nuk e ka ndërmend të ndalet. “Axurrët”, në fakt, kanë marrë fitoren e radhës në kampionatin italian dhe tani kryesojnë renditjen me një avantazh prej 12 pikësh.
Pas suksesit të bujshëm 5-1 të arritur kundër Juventusit një javë më parë, Amir Rrahmani me shokë kanë marrë tri pikët e radhës edhe në javën e 19-të të kampionatit falë një fitoreje 2-0 në fushën e Salernitanas.
Sfida e luajtur në Salerno është vendosur nga një gol për çdo pjesë loje. Goli që ka zhbllokuar takimin ka ardhur në fundin e pjesës së parë dhe është shënuar nga Di Lorenzo.
Në fillimin e pjesës së dytë ka ardhur edhe goli që ka mbyllur ndeshjen. Një gol që është realizuar nga Victor Osimhen, i cili ka qenë në vendin e duhur në momentin e Sulmuesi nigerian po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm dhe kryeson bindshëm renditjen e golashënuese me plot 13 gola të shënuar në Serinë A.
/Shqip.com