Sport Ndërkombëtar

Depay prezantohet te skuadra e re

Atletico Madrid e ka zyrtarizuar blerjen e holandezit Memphis Depay. “Colchoneros” arritën marrëveshjen me Barcelonën mbi bazën e 3 milionë eurove, ndërkohë që sulmuesi holandez ka firmosur deri në vitin 2025 me klubin e ri.

28-vjeçari u kërkua edhe nga Interi, por zgjodhi të mos largohej nga La Liga. Aventura në “Camp Nou” nuk shkoi ashtu siç e kishte menduar. Sulmuesi zhvilloi vetëm katër ndeshje këtë sezon, ndërkohë që të vetmin gol e realizoi në suksesin 3-0 ndaj Elches.

Depay numëron 86 ndeshje dhe 43 gola me kombëtaren holandeze. Lojtari kreu të enjten vizitat mjekësore dhe po pret me padurim debutimin me Atletico Madrid, ekip ku shkon për të zëvendësuar Joao Felix, i cili u huazua te Chelsea në Premier League.

/Shqip.com