LDK në Prizren: VV po blen vota në këmbim të dy thasëve miell

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje “ka filluar blerjen e votave me këmbim të dy thasëve miell”.
Kështu, LDK thotë se janë të indinjuar nga LVV në Prizren, të cilët kandidat për kryetar të Prizrenit e kanë Mytaher Haskukën, i cili qeverisë aktualisht.
“Shpërndarja e këtyre të mirave materiale, në kohën kur ka filluar fushata elektorale, nuk ka si të quhet ndryshe pos keqpërdorim i buxhetit komunale dhe pozitës zyrtare për qëllime elektorale”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
“Manipulimi me qëllim blerjen e votave nuk ka si bëhet më hapur se kaq. Zyrtari komunal për mirëqene sociale shpërndan thasë me miell në Skorobisht i shoqëruar nga, shih në foto, udhëheqësi i Vetëvendosjes për këtë fshat”.
Anton Quni është kandidat i LDK-së për kryetar të kësaj komune, ndërsa Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës.
LVV në Prizren fitoi në vitin 2017, duke e përmbysur PDK-në në balotazh. /Shqip.com