Erdogan dhe Vuçiq takohen në Stamboll, flasin edhe për Kosovën
Publikuar:
(18.09.2021 13:30:03)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, kanë biseduar edhe për Kosovën, transmeton Shqip.com.
Sipas mediave serbe, në këtë takim, Vuçiq, tha se Erdogan mbështet dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe se beson që të arrihet një zgjidhje kompromisi, raporton Tanjug.
I pyetur nëse takimi u përqëndrua në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, Vuçiç u tha gazetarëve se ata gjithashtu folën për të, si dhe për të gjithë rajonin.
Ndyrshe, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar në Stamboll të shtunën me presidentin turk, Recep Tayip Erdogan, në Stamboll.
“Mëngjes dhe bisedë private nën pamjen e Bosforit”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij./Shqip.com