Lajme

Bëhet i ‘gjallë’ ambasadori Martin Berishaj

Ambasadori Martin Berishaj
Ambasadori Martin Berishaj

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ka zgjedhur të merret me një padi ndaj një gazetari slloven, por jo edhe me një mori lajmesh për dyshimet për përfshirjen e tij në një aferë financiare me një kompani serbe.

“Për çështjen penale në fjalë është ngritur padia ime private kundër gazetarit slloven, i cili me dt 21.04.2022 shpifi kundër meje, por Gjykata e Qarkut në Lubjanë ende nuk e ka pranuar padinë për shqyrtim për shkak se procedura e ankimimit ende nuk ka përfunduar”, ka shkruar ambasadori, duke ia bashkëngjitur statusit në rrjetin social Facebook edhe dokumentin e gjykatës.

Statusi i tij është shpërndarë nga Lëvizja Vetëvendosje e zëdhënësi i saj Arlind Manxhuka.

Ditë më parë, mediat raportuan për veprimtarinë komerciale të ambasadorit Martin Berishajt me kompaninë serbe GEN.

Me gjithë kërkesat për largimin e tij, Qeveria deri më tani nuk ka bërë asnjë lëvizje e as nuk i ka komentuar këto raportime.

/Shqip.com