Lajme

Çitaku: Nëse VV-ja do të realizonte një video për sukseset e tyre, ajo do të zgjaste 5 sekonda

Vlora Çitaku - Nënkryetare e parë e PDK-së
Vlora Çitaku - Nënkryetare e parë e PDK-së

Vlora Çitaku, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka reaguar pas publikimit të videos së VV-së, ku opozitarët u goditën për hajni e zhvatje.

Ajo, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se suksesi i VV në dy vite qeverisje është editimi i videove propagandistike.

Sipas saj, nëse VV-ja do të realizonte një video për sukseset e tyre në qeverisje, ajo do të zgjaste 5 sekonda.

“Se, dorën në zemër, me e realizua një video për sukseset e tyre në qeverisje, ajo video kish me zgjatë 5 sekonda, pak a shumë sa ecja në urën pak metërshe të inauguruar në Istog nga Kryeministri. Ndërkohë, s’kemi as pasaporta e lëre më diçka më shumë”, ka shkruar Çitaku.

/Shqip.com