Zarf i zi në BBVA, banorët thyejnë rregullin dhe penalizohen
Publikuar:
(05.01.2023 17:19:48)

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ka arritur një zarf i zi.
Zarfi të cilin e ka lexuar Kiara, ka kërkuar nga banorët që të dorëzojnë të gjithë syzet e diellit sepse përdorimi i tyre nga banorët, pengon në përcjelljen e emocioneve te publiku.
“Banorë, Vëllai i Madh iu kujton se një nga rregullat e Big Brother është ndalimi i përdorimit të syzeve të diellit në ambientet e brendshme të shtëpisë. Mbajtja e tyre është mungesë transparence në përcjelljen e emocionet tuaja të vërteta te publiku”, thuhet në zarf.

Për këtë, “Vëllai i Madh”, ka kërkuar që të gjithë banorët t’i dorëzojnë syzet e diellit te dhoma e rrëfimit.
Për cilindo që nuk e zbaton këtë rregull, do të ketë penalizime.
/Shqip.com