Politikani spanjoll godet Georginan për dhuratën që ia bëri Ronaldos: Dhuratë imorale dhe pornografike!

Nuk shuhen kritikat për dhuratën e Krishtlindjes që Cristiano Ronaldo mori nga partnerja e tij, Georgina Rodriguez e tij.
Një Rolls-Royce Daën, me një kuti marshi me 8 shpejtësi dhe të aftë për një shpejtësi maksimale prej 250 km/h me çmim 345 mijë euro ishte dhurata që ia bëri Georgina Ronaldos.

Politikani spanjoll dhe presidenti i Cantabria, Miguel Angel Revilla dënoi ashpër në një program televiziv zgjedhjen e lojtarit për të shfaqur dhuratën në rrjetet sociale.
“Më duket pornografike. Me çfarë po kalojnë njerëzit, këto gjëra që shfaqen në televizion dhe rrjete sociale. Nuk janë morale. Ky lloj qëndrimi është pornografia më e vështirë”, ka thënë Miguel Angel Revilla, përcjell Shqip.com.
Ronaldo njihet si adhurues i veturave. Ylli i futbollit e ka një koleksion të veturave luksoze.
/Shqip.com