Sport Ndërkombëtar

Zbulimi i historianit shqiptar: Nuk është Messi, por Meksi dhe janë nga Gjirokastra

Historiani Naim Flamuri ka deklaruar se stërgjyshi nga babai dhe nëna e futbollistit Lionel Messi, janë arbëreshë nga Gjirokastra. Flamuri u shpreh se ata njiheshin me mbiemrin Meksi dhe se stërgjyshi i Messit, Anxhelo, emigroi nga Italia në Argjentinë në vitin 1883.

Ndërsa, për nënën e Messit, janë bërë publike disa fakte nga një prift, se ajo ka origjinë arbereshe.

“Messi ka përmendur që mund të ketë origjinë shqiptare, në libër është theksuar si komunitet arbëresh shqiptar i Italisë. Në librin e botuar nga Guillem Balague në vitin 2013 dhe unë e mora si referencë në vitin 2016, unë e përktheva nga gjermanishtja. Familja e babit të Messit, Anxhelo Messi ka emigruar në vitin 1883 nga vendbanimi arbëresh për në Argjentinë. Anxhelo Messi, nga ana e babait vinte nga familja Meksi me origjinë nga Gjirokastra, për të emigruar në Itali.

Për nënën është folur këto dy javët e fundit, hera e parë që del prifti italo-arbëresh që dëshmon nëpërmjet dokumenteve kishtare që ai disponon si prift. Këto janë nga ana e nënës, ne kemi nga ana e babait, që është Anxhelo Messi, stërgjyshi. Dokumentet e emigrimeve janë që nga fundi i shekullit të 14, janë valët e emigrimeve të para, të dyta e të treta, sidomos pas vdekjes së Skënderbeut”, theksoi ai në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania.

Historiani Naim Flamuri thotë se futbollisti Lionel Messi është me origjinë arbëreshë dhe kjo është e faktuar me dokumente.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Flamuri u shpreh se shumë familje arbëreshë emigruan nga Italia drejt Argjentinës, e një ndër to, ishte edhe familja e Messit.

Ndër të tjera, Flamuri deklaroi se Messi ka folur edhe vetë rreth origjinës së tij.

“Ne kemi në Argjentinë, mos harroni, grupimin më të madh apo emigrimin më të madh të italianëve, pra, nga Italia që kanë migruar në Argjentinë, janë mbi 25 milionë, ose 65 për qind e popullsisë së Argjentinës. Prej 45 milionë popullsi që ka Argjentina, 25 milionë janë italianë dhe shumë prej tyre ne kemi edhe arbëreshë të Kishës Ortodokse që ndodhen në Argjentinë”.

/Shqip.com