Argjentinë – Francë, publikohen notat e futbollistëve, ky futbollist është më i vlerësuari

Argjentina është shpallur kampione e botës pas një finale dramatike dhe spektakolare në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Në ndeshjen që u zhvillua në “Lusail Iconic Stadium”, Argjentina arriti ta mposhtë kampionin në fuqi, Francën, vetëm pas penalltive, për ta fituar titullin e kampionit të botës.
Pjesa e parë i takoi në të gjitha aspektet Argjentinës së Lionel Scalonit. Kombëtarja argjentinase arriti t’i shënojë dy gola në këtë fraksion, fillimisht përmes Leo Messit (’23) dhe Angel di Marias (’36).
Franca u këndel vetëm në fundin e pjesës së dytë, ku Kylian Mbappes shënoi dy gola për dy minuta.
Ndërkaq, në vazhdime, pjesa e parë nuk dhuroi gola, por vetëm pjesa e dytë.
Në minutën e 115-të, pas një kundërsulmi Leo Messi arriti të shënojë golin e epërsisë 3:2. Megjithatë, “Gjelat” nuk u dorëzuan dhe barazuan përmes Mbappes, i cili në minutën e 119-të shënoi për 3:3, për ta vendosur finalistin në penallti.
Faqja i specializuar i vlerësimeve “WhoScored.com” ka publikuar notat e lojtarëve.
Kylian Mbappe që shënoi het-trik u vlerësuar me notën më të lart 8.9, ndërsa pas tij është Messi me notën 8.8.

/Shqip.com