Haradinaj: Krenar që pata mundësinë ta vendos një gur në themelin e Ushtrisë së Kosovës
Publikuar:
(14.12.2022 11:46:45)

Sot po shënohet 4 vjetori i themelimit të Ushtrisë së Kosovës. Atë kohë si kryeministër i vendit, ishte lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, i ka uruar ushtrisë përvjetorin e themelimit, duke theksuar se është ndjerë krenar që ka mundur të bëjë një gjë të tillë për Kosovën.
“Kosovë, urime katër vjetori i Ushtrisë!
Krenar që pata mundësinë ta vendos një gur në themelin e Ushtrisë së Kosovës! Në katër vjetorin e themelimit të saj, po e rikthej në vëmendjen tuaj një fjalë timen, nga zemra”, ka shkruar Haradinaj.
/Shqip.com