Sveçla kërkon heqjen e barrikadave në veri, ka kërkesë edhe për qytetarët serbë

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka ftuar organizatorët që t’i largojnë barrikadat në veri.

Përmes një konference për media, Sveçla tha se iu bënë thirrje qytetarëve serbë që të mos bëhen pjesë e organizimeve të grupeve kriminale atje.

“Meqë barrikadat e vendosura dje nuk janë hequr ende, i bëj thirrje qytetarëve serbë që të mos bëhen pjesë organizimeve të këtyre grupeve kriminale. Ndërsa, iu bëj thirrje organizatorëve për largim të menjëhershëm të barrikadave. Ne nuk mund dhe nuk do të lejojmë që bandat kriminale të organizojnë e të pengojnë qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të qyetetarëve tanë“, tha Sveçla.

Sveçla tha se nga dje janë ngritur gjashtë barrikada në veri.

“Nga dje janë ngritur gjashtë barrikada në Komunat: Leposaviç, Zveçan dhe zubin Potok dhe për arsyeje të sigurisë, kemi mbyllur dy pika kufitare: në Jarinej dhe Bërnjak. Në disa lokacione janë hedhur shok-bomba ndërsa, njësitet policore kanë shkëmbyer zjarr me grupet kriminale pas një serë sulmesh të organizuara nga këto grupe afër bigës së Liqenit të Ujmanit”.

Ministri i Mbrojtjes thekson se Policia e Kosovës ka arritur t’i identifikojë disa kriminel duke përfshirë këtu edhe Dejan Pantiqin.

“Policia e Kosovës ka arritur të identifikoj disa kriminel, që me veprat e tyre terroriste kanë cenuar sigurinë dhe rendin kushtetues. Dje është arrestuar ish-pjesëtari i MUP-it, Dejan Pantiq i integruar nëpërmjet marrëveshjes së Brukselit në Policinë e Kosovës dhe i dorëhequr nga Policia e Kosovë në muajin nëntor. Mbrëmë jemi ballafaquar me barrikada të cilat kanë pasur qëllim pëngimin e policisë për dërgimin e Pantiqit në jug”.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se paligjshmëria nuk do të tolerohet.

Kurti tha se Serbia po dëshiron kthimin e luftës në Kosovë.

“Serbia dëshiron kthim të luftës në kohën kur ka kryer gjenocid e masakra në Kosovë, ne dëshirojmë të ardhme demokratike dhe evropiane. Qytetarët serb në Kosovë nuk duhet të pranojnë të kthehen në kohëra të shkuara. Serbet në veri janë qytetarë të Kosovës dhe duhet të distancohen nga strukturat kriminale dhe nga regjimi i Vuçiqit i cili po i financon dhe po kërkon luftë”, tha Kurti.

Kurti i ftoi serbët e Kosovës që të udhëheqin Kosovën së bashku.