AGK-ja thotë se puna e gazetarëve po rrezikohet
Publikuar:
(10.12.2022 22:43:31)

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas incidenteve në veri, duke shprehur shqetësimin për rrezikun e vazhdueshëm që po u kanoset gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve gjatë raportimeve të tyre nga veriu i Kosovës.
Gjatë orëve të vona të ditës së sotme, në ndërkohë që po raportonin për situatën në veri, një eksploziv shpërtheu fare pranë ekipit të RTV Dukagjinit.
Përgjatë raportimit të drejtpërdrejtë të gazetares, Doruntina Bylykbashi, shihet dhe dëgjohet shpërthim i madh.
AGK-ja u bënë sërish thirrje institucioneve kompetente që të marrin masa për të siguruar gazetarët gjatë raportimeve të tyre në Veri të Kosovës.
