Temperatura e lartë – Çfarë po përpiqet t’ju tregojë trupi?

Një temperaturë më e lartë se mesatarja jo gjithmonë do të thotë se diçka e keqe po ndodh.
Por nëse temperatura është një simptomë e re dhe ndikon në cilësinë e jetës tuaj, mund të jetë një tregues se diçka nuk po shkon siç duhet.
Në këtë artikull mund të njiheni disa nga shkaqet më të zakonshme se pse ndjeni të nxehtë.
Tiroidet
Nëse shpesh ndjeni të nxehtë, mund të keni hipertireozë. Një gjendje ku trupi juaj prodhon me tepri hormonin e tiroides.
Simptomat përfshijnë nxehtësi, pamundësi për t’i bërë ballë temperaturave të ngrohta ose djersitje të shtuar. Arsyeja e saktë pse sekretimi i tepërt i hormonit të tiroides çon në këto simptoma është ende i paqartë.
Megjithatë mund të ketë lidhje me një rritje të hormoneve të quajtura katekolamina. Këto hormone shkaktojnë një zgjerim të enëve të gjakut, duke bërë që gjaku të rrjedhë më shpejt dhe të shkaktojë ndjesinë e nxehtësisë.
Stresi
Kur përjetoni një ngjarje stresuese, gjëndra juaj mbiveshkore sekreton katekolamina (specifikisht epinefrina dhe norepinefrina).

Katekolaminat, jo vetëm që rrisin vigjilencën mendore dhe forcën e muskujve, por gjithashtu rrisin rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe frymëmarrjen. Kjo gjë bën që temperatura e trupit tuaj të rritet.
Menopauza
Afshet e nxehta dhe djersitja gjatë natës ndodhin para dhe gjatë menopauzës, për shkak të ndryshimit të niveleve të hormoneve, si estrogjeni dhe progesteroni. Çekuilibri midis këtyre hormoneve çon në rritje të nxehtësisë trupore.
Kafeina
Konsumi i tepërt i kafeinës, stimulon çlirimin e katekolaminave, të cilat shtojnë rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe frymëmarrjen. Ky mund të jetë një nga shkaqet që mund të rrisin temperaturën e trupit tuaj.
Çfarë mund të bëni?
Nëse rritja e temperaturës është një simptomë e re që po ju pengon në jetën tuaj të përditshme, është e mundur që ju mund të jeni duke përjetuar një nga faktorët e renditur më sipër.
Por në vend që të vetë-diagnostikoheni, konsultohuni me mjekun, i cili mund t’ju ndihmojë të adresoni shqetësimet tuaja.
/Shqip.com