Sport Ndërkombëtar

Ayew humb penalltinë, vajza humb ndjenjat, prapaskena e frikshme

Kupa e Botës sjell gëzim e dhimbje. Kjo e fundit ka ndodhur edhe së fundi. Pavarësisht fitores ndaj Ganës, Uruguai është eliminuar nga Botërori.

Por në të njëjtën mbrëmje ka pasur edhe një tjetër histori të çmendur dhe që ka pasur për protagonist kapitenin e kombëtares afrikane Andre Ayew.

Sulmuesi, në fakt, ka gabuar një penallti dhe, pas pjesës së parë është zëvendësuar nga trajneri. Një zëvendësim që nuk është bërë për arsye taktike, por për shkak të një problemi në familje. Në fakt, është zbuluar “misteri” në lidhje me atë që ka ndodhur.

Vajza e kapitenit të Ganës ka humbur ndjenjat para televizorit pas gabimit të Ayew nga pika e bardhë. Ajo është dërguar në spital ku futbollisti e ka arritur pak më vonë. Emocionet e mëdha, në këtë rast zhgënjimi, i ka bërë një shaka të shëmtuar.

Një gazetar i njohur ganez ka postuar në rrjetet sociale fotografinë e Ayew në momentin e mbërritjes në spital, me një përqafim të bukur me vajzën.

Ai ka saktësuar: “Andre Ayew ka shkuar nga stadiumi direkt në spital për të parë vajzën e tij që ka humbur ndjenjat pas penalltisë së gabuar kundër Uruguait. Ka qenë shumë e frikshme, por fatmirësisht tani është mirë”.

/Shqip.com