Neuer ka marrë vendimin për kombëtaren
Humbja e befasishme nga Japonia e ka trondiotur kampin e lojtarëve gjermanë, pjesëmarrës në Botërorin e Katarit. Gjithsesi Manuel Neuer i ka dhënë përgjigje mikrofonave të “Sport 1” mbi vazhdimin e rrugëtimit te përfaqësuesja.
“Nuk e mendoj të largohem. Nëse Gjermania do të më ftojë sërish, do të jem i gatshëm. Dëshira dhe obligimi im dihet”, pohonte gardiani 36-vjeçar.
Manuel shfrytëzoi momentin të tregonte disa nga përjetimet e eliminimit. “Natyrisht që jemi të frustruar dhe është kjo pika ku ne duhet t’ia nisim punës nga e para. Reflektimi nga i gjithë ky rrugëtim i zbehtë nga ana jonë”, përfundoi me nota trishtuese kapiteni gjerman.
Vlen të theksohet se Neuer me prezencën ndaj Kosta Rikës arriti kuotën e 19 prezencave ne Botërorë, si askush tjetër.
/Shqip.com