Platfroma eKosova lanson edhe një shërbim tjetër
Publikuar:
(29.11.2022 20:29:53)

Platforma shtetërore eKosova, ka lansuar shërbimin “Kërkesë për vërtetim të kaluarës kriminale”.
Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e platformës.
“Platforma eKosova në koordinim me Policinë e Kosovës, lansojnë shërbimin “Kërkesë për vërtetim të kaluarës kriminale”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, marrja e këtij shërbimi realizohet duke i kaluar hapat si në vijim:
1. Hapja e platformës eKosova
2. Identifikimi në platformë përmes numrit personal dhe fjalëkalimit
3. Klikimi mbi “Shërbimet”
4. Klikimi mbi “Policia”
5. Klikimi mbi “Kërkesë për vërtetim të kaluarës kriminale”
6. Plotësimi i dritares dhe klikimi mbi “Dërgo kërkesën”

Për të pasur qasje në këtë shërbim, është i domosdoshëm identiteti i verifikuar në eKosova.
/Shqip.com