Art Jetese

Shkencëtarët paralajmërojnë rishfaqjen e ‘virusit të zombive’

Shkencëtarët francezë kanë ngjallur frikën e një pandemie tjetër dhe këtë herë fjala është me atë që njihet ‘virusi i zombive’ i mbetur i ngrirë para mbi 50 mijë vjetësh në një liqen në Rusi.

“Situata do të ishte shumë më katastrofike në rastin e sëmundjeve të bimëve, kafshëve ose njerëzve të shkaktuara nga ringjallja e një virusi të panjohur të lashtë”, thuhet në studim.

Sipas tyre, ngrohja globale po shkakton shkrirjen e sipërfaqeve të mëdha të ngricave të përhershme, kjo ka pasur efektin alarmues të “lëshimit të lëndëve organike të ngrira deri në një milion vjet” – duke përfshirë patogjenët potencialisht të dëmshëm.

“Një pjesë e kësaj lënde organike përbëhet gjithashtu nga mikrobe qelizore të ringjallura (prokariote, eukariote njëqelizore), si dhe viruse që mbetën të fjetura që nga kohërat parahistorike”, shkruajnë studiuesit.

/Shqip.com