Caktohet data e prezantimit të Galaxy S23

Samsung po planifikon të zbulojë serinë e re të telefonave të fuqishëm Galaxy S23 në një ngjarje që do të mbahet në javën e parë të shkurtit të vitit 2023.
Mediat koreane duke u thirrur në burime brenda gjigantit të teknologjisë, kanë njoftuar se prezantimi i telefonit do të bëhet në San Francisko.
Kjo seri pritet të lansohen globalisht më vonë në po të njëjtin muaj.
Thashetheme për prezantimin e S23 kanë dalë edhe më herët, ndërsa ka pasur edhe të tilla që janë thënë se ai do të shfaqet për publikun në ngjarjen e janarit që do të organizohet nga Shoqata e Teknologjisë së Konsumatorit – CES, mirëpo deri më tani Samsung nuk ka bërë prezantimin e serisë S në këtë ngjarje.
Galaxy S23 pritet të jetë i fuqizuar nga Snapdragon 8 Gen 2, duke hequr çipin e brendshëm të përdorur për një pjesë të këtij telefoni, Exynos.
/Shqip.com