Lajme Ballkan

Gërvalla: Në MPJD është vendosur ligjshmëria

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se përmes vendosjes së ligjshmërisë është bërë progres në shërbimin e jashtëm të Kosovës.

Në raportimin para Komisionit për Punë të Jashtme, Gërvalla tha se asnjë diplomat nuk është caktuar dhe avancuar me prapavijë politike.

“Vënia e ligjshmërisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës jo vetëm që ka qenë synim, por ka qenë e dukshme për secilin që progresi është bërë…9:15 Sa i përket faktit që favorizohen nga ana ime diplomatë që politikisht anojnë kah ne, atëherë me përgjegjësi them se po të kishte qenë ky kriteri atëherë nuk do të kisha avancuar asnjë diplomat. Ju më mirë se unë që kam jetuar 30 vjet në Gjermani, se nga cila parti apo spektër politik vijnë ata njerëz që janë diplomat të Kosovës me një masë të madhe. Asnjëherë në MPJD nuk është kërkuar as lojalitet politik dhe as lojalitet partiak nga asnjë zyrtarë dhe asnjë diplomatë. Gjithmonë kam përsëritur se lojaliteti kërkohet ndaj Kosovës dhe detyrës që ka marrë secili diplomatë. Asnjeri prej tyre nuk është anëtari i partive politike të koalicionit tonë, asnjë i vetëm”, ka thënë mes tjerash ajo, raporton Kosovapress.

Ndërsa, deputetët opozitarë u shprehën kritik karshi kryediplomates, siç thanë për politizimin e shërbimit të jashtëm.

/Shqip.com