Lajme

Shefja e UNMIK-ut: Marrëveshja i kontribuon de-eskalimit të situatës në terren

Marrëveshjen e arritur për targat e ka përshendetur edhe Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh.

Ajo ka thënë se tash duhet të kthehet fokusi në normalizimin e raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, e që është shumë i nevojshëm.

“Kjo u bë e mundur falë qasjes së përgjegjshme të shfaqur nga të dyja palët dhe përkushtimit të tyre në dialogun e lehtësuar nga BE”, ka thënë Ziadeh.

Tutje, ajo ka lavdëruar përpjeket e partnerëve ndërkombëtarë për të ruajtur stabilitetin dhe për të siguruar paqen.

/Shqip.com