Kitaristi Feelgood vdes në moshën 75-vjeçare

Stili i kitarës me mitraloz dhe prania maniake në skenë, ishin elementet bazë të kitaristit Feelgood.
Muzikanti fitoi famë me grupin pub-rock në vitet e ’70-ta. Feelgood më vonë luajti me Ian Dury përpara se të fillonte një karrierë solo prej katër dekadash. Ai gjithashtu luajti në dy seri të Game Of Thrones si ekzekutuesi memec Ser Ilyn Payne, raporton BBC.
Dhjetë vjet më parë ai i mbijetoi asaj që fillimisht u diagnostikua si një rast terminal i kancerit të pankreasit. Muzikanti refuzoi kimioterapinë për të nisur një turne lamtumire.
“Vendimi ishte mjaft i lehtë – kimioterapia nuk mund të bënte më shumë se sa të zgjatë jetën time për një periudhë relativisht të shkurtër dhe mendova se do të preferoja më mirë të shijoja shëndetin që më la”, ka thënë ai për BBC.
Vdekja e Johnson u konfirmua për BBC nga përfaqësuesit e tij.
/Shqip.com