Ishte “i vdekur”, sot është në Kupën e Botës
Publikuar:
(23.11.2022 09:55:38)
Ishte 12 qershor 2021, hera e fundit që Christian Eriksen dilte në fushë në finalet e një gare të madhe ndërkombëtare. Imazhet e bashkëlojtarëve të rrethuar rreth tij, drama shpërtheu, ndërsa bota e shikonte pa frymë.
Pastaj rikuperimi i ngadaltë dhe gradual. Nga stërvitja në atdhe dhe në Holandë me Ajaxin te rikthimi në fushë me kombëtaren dhe me Brentford, para transferimit te Manchester United.
Kundër Tunizisë, mesfushori i shquar danez u rikthye të luante në një turne ndërkombëtar me Danimarkën. Nëse i kthenim faqet e kalendarit përmbys, duke u kthyer në atë 12 qershor, ky skenar do të ishte i çuditshëm edhe për t’u marrë me mend.
Por, dje Eriksen ishte në fushë, duke konfirmuar një përrallë që ngadalë është bërë realitet.
/Shqip.com