Franca – Australia, tre gola në pjesën e parë
Publikuar:
(22.11.2022 20:53:14)
Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Francës e Australisë, e vlefshme për rrethin e parë të Grupit D në Kupën e Botës ka përfunduar me rezultat 2:1.
Në 45 minutat e parë ndeshja ka qenë spektakël i vërtetë.
Australianët kaluan të parët në epërsi, me golin e shënuar nga Craig Goodwin në minutën e 9-të.
Kampionët aktualë të botës u kundërpërgjigjën 18 minuta më vonë (27’) kur Adrien Rabiot i barazoi shifrat në 1:1, ndërsa Olivier Giroud i kaloi “Gjelat” në epërsi në minutën e 32-të. Të dyja kombëtaret kanë pasur edhe mundësi tjera për shënim, por që nuk i konkretizuan.
/Shqip.com