Reagon NATO, kërkon zgjidhje pragmatike
Publikuar:
(21.11.2022 19:48:18)

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar pas dështimit të negociatave në Bruksel.
Ai ka njoftuar se ka diskutuar me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ndërsa ka shprehur shqetësimin për situatën e sigurisë.
“Jemi të zhgënjyer që nuk ishte e mundur të zgjidhej mosmarrëveshja për targat. Tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike. Përshkallëzimi duhet të shmanget”, ka shkruar Stoltenberg.
Ai ka deklaruar se KFOR-i mbetet vigjilent.