“Hidrodrini”, apel për qytetarët e Istogut, Klinës e Deçanit
Publikuar:
(20.11.2022 17:38:13)

Kompania Rajonale e Ujësjellësit dhe Kanalizimit në Pejë, “Hidrodrini”, ka njoftuar se po përcjell situatën e krijuar dhe gjendjen e burimeve, si pasojë e reshjeve që po vazhdojnë.
“Hidrodrini”, ka bërë apel ndaj qytetarëvë, që të kenë kujdes në konsumimin e ujit nëse vërejnë turbullira.
“Bëhet thirrje që të gjithë konsumatorët të cilët vërejnë turbullira të uji, mos ta konsumojnë për pije pa e vluar. Në bazë të raporteve nga terreni thirrja vlen posaçërisht për zonën e Istogut, Deçanit dhe Klinës”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka njoftuar se situata në Pejë është e menaxhueshme.