Gashi: Gjendja në qytetin e Pejës pas vërshimeve është e qetë
Publikuar:
(20.11.2022 13:43:24)

Disa zona të Kosovës gjatë ditës së sotme janë përballur më vërshime për shkak të reshjeve të shumta të shiut.
Pas Junikut edhe qyteti i Pejës, është përballur me vërshime të mëdha.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar drejtori për Mbrojte dhe Shpëtim nga kjo komunë, Gëzim Gashi.
Gashi ka thënë se gjendja në qytetin e Pejës për momentin është e qetë.
“Situata është në kontroll për momentin. Po shpresojmë që edhe reshjet e shiut të ndalen” ka thënë fillimisht Gashi.
Më tutje ai tha se ekipet e komunës së bashku me ekipin e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke intervenuar dhe ndihmuar banorët.