Lista e zezë me dhjetë ushqimet më të dëmshme për zemrën
Mirëqenia e zemrës varet nga një sërë faktorësh dhe ushqimet janë një prej tyre.
Ushqimet e duhura e të shëndetshme luajnë një rol thelbësor për zemrën, ashtu si luajnë rol të dëmshëm ushqimet e gabuara.
Nëse dëshironi të ruani shëndetin kardiovaskular për shumë vite me rradhë, atëherë duhet të shmangni këto 10 ushqime.
Ushqimet e shpejta
Yndyrat e ngopura kanë një lidhje direkte me shëndetin e zemrës.
Në përgjithësi yndyrat e ngopura me bazë shtazore në kombinim me karbohidratet kanë një efekt përkeqësues për zemrës. Por ushqimet e shpejta vijnë edhe të kriposura në maksimum.
Mishrat e përpunuar
Vetëm një fetë e hollë proshute përmban gjysmën e sasisë së rekomanduar ditore të kripës.
Ky i fundit është përgjegjës për rritjen e tensionit të gjakut dhe dëmet në zemër.
Produktet e gatshme shumë të sheqerosura
Për shumë vite me radhë, yndyrat janë përmendur si një nga shkaktarët më në zë në mesin e ushqimeve të sëmundjeve të zemrës.
Megjithatë, ekspertët tani besojnë se niveli i lartë i sheqerit mund të jetë një kërcënim po aq i madh që kontribuon ndaj obezitetit, inflamacionit, kolesterolit dhe diabetit, të gjithë shkaktarë të sëmundjeve të zemrës.
Sheqeri
Debatet mes kardiologëve janë përqendruar tek roli i yndyrave të ngopura, kolesterolit dhe sheqernave.
Nëse ka një përbërës që duhet të eliminojnë pacientët që vuajnë nga sëmundjet e zemrës ose janë të rrezikuar prej tyre, është pikërisht sheqeri.
Pijet me ëmbëlsues shtesë
Shumë konsumatorët e gjejnë burimin më të madh të sheqerit të shtuar jo në ushqime, por në pije.
Pica
Ekspertët e kanë renditur picën në mesin e gjashtë ushqimeve më të kripura, pas mishrave të lartpërmendur.
Pijet e gazuara dietike
Ato mund të jenë pa yndyrë ose me zero kalori, por pijet dietike kanë një anë të errët.
/Shqip.com