Sport Ndërkombëtar

Çmimet për Xhakën nuk kanë të ndalur (VIDEO)

Granit Xhaka është duke shkëlqyer dhe kjo dëshmohet me çmimet që po i fiton në rrafshin personal.

Mesfushori shqiptar, për të dytin muaj me radhë, është votuar nga tifozët e Arsenalit, për çmimin e “Lojtari i Muajit”.

Xhaka shijoi një seri tjetër lojërash të nivelit të lartë, të cilat u vlerësuan nga “Topçinjtë” në mbarë botën, pasi ai mori 42 për qind të votave për të përsëritur suksesin e tij në shtator.

Graniti ishte një lojtar kyç gjatë gjithë tetorit plot tension, duke luajtur në të gjitha, nëntë, ndeshjet e Arsenalit dhe duke shënuar tre gola, përfshirë edhe golin e fitores ndaj Tottenhamit, si dhe ndaj PSV-së e Southamptonit.

Ai ishte gjithashtu një forcë jashtëzakonisht krijuese duke luajtur në rolin e tij të ri të avancuar, pasi krijoi 12 raste për shokët e tij, teksa asnjëherë nuk iu shmang punës së tij defensive duke fituar 17 duele.

Xhaka tani gjendet në Katar, me Kombëtaren e Zvicrës, ku do të tentojë ta vazhdojë formën e mirë që është duke kaluar.

/Shqip.com