Caktohet orari i ndeshjes të Kupës së Kosovës
Futbolli i Kosovës do të vazhdojë edhe në mesjavë me ç’rast do të zhvillohen ndeshjen e fazës së 1/16 të Kupës së Kosovës në futboll, shkruan Shqip.com.
Komisioni i Garave e ka caktuar orarin e ndeshjeve.
Të gjitha takimet do të zhvillohen të enjten më 17 nëntor përveç ndeshjeve Drita – Liria dhe Phoenix – Ballkani, që luhen më 23 dhe 24 nëntor.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 12:00.
Kujtojmë se Llapi është fituesi i fundit i Kupës së Kosovës.
Fituesi i kësaj gare siguron një “biletë” për garat e Ligës së Konferencës.
Orari
E enjte, 17 nëntor, ora 12:00
Llapi – Vllaznia Pozhoran
Vëllaznimi – Prishtina
Dukagjini – Rilindja 1974
Prizreni – Istogu
Feronikeli ’74 – 2 Korriku
Vushtrria – Drenasi
Vjosa – Ulpiana
Drenica – Flamurtari
Behari – Ferizaj
A&N – Rahoveci
Fushë Kosova – Arbëria
Ramiz Sadiku – Malisheva
Trepça ‘89 – Kika
Drita – Liria
E mërkurë, 23 nëntor, ora 12.00
Trepça – Gjilani (ndeshja luhet në Gjilan)
E enjte, 24 nëntor, ora 12.00
Phoenix – Ballkani
/Shqip.com