BE dërgon përforcime në Kosovë
Publikuar:
(08.11.2022 23:44:17)

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrel, ka bërë të ditur se në Kosovë në orët e mbrëmjes, ka arritur një kontingjent i sigurisë.
“Në këto kohë të tensionuara në Kosovë, Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit EULEX përmbush detyrën e tij për të siguruar stabilitet. Pjesëtarët e Karabinierëve zbarkuan sonte, për të përforcuar përkohësisht Njësinë e Formuar të Policisë së EULEX/Kosovë. EULEX-i do të vazhdojë të mbështesë një mjedis të sigurt”, ka shkruar Borrel.
Rritja e pranisë së forcave ndërkombëtare të sigurisë, po ndodh në periudhën kur vendi po përballet me tensione në pjesën veriore.