Policët serbë dorëzojnë dorëheqjet në stacionin policor në veri
Publikuar:
(06.11.2022 14:44:44)

Më shumë se 300 policë serbë nga veriu i Kosovës kanë hequr uniformat e policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës sot rreth orës 14:00.
Pas kësaj, një nga policët iu drejtua gazetarëve të mbledhur dhe “u tha se të gjithë kanë dorëzuar dorëheqjet dhe se nga sot nuk ka më serb në Policinë e Kosovës në veri”, raporton Kosovaonline.
Kolegët e tjerë të tyre pritet të japin dorëheqjen nesër.
Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme, eprorët që punojnë në Policinë e Kosovës e që kanë qenë të pranishëm në këtë takim me Listën Serbe kanë zhveshur menjëherë uniformat e tyre.