Vuqiç zbulon detaje nga biseda me ministrin e jashtëm italian

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar në telefon me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë Antonio Tajani.
Në këtë bisedë telefonike tema kryesore ka qenë zhvillimet e fundit në pjesën veriore të vendit.
Vuçiq përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Serbia do të veprojë duke ruajtuar paqen dhe stabilitetin të cilën po e kërcënon Prishtina.
“Antonio Tajanit ia shpjegova qëndrimet e Serbisë për zhvillimet e fundit të situatës në Kosovë. Serbia, si deri më tani, do të veprojë seriozisht dhe me përgjegjësi, duke respektuar detyrimet dhe vendosmërinë e saj për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, të cilin Prishtina e kërcënon me aktet dhe veprimet e saj të njëanshme.
Pas largimit nga institucionet e Kosovës gjatë ditës së djeshme, dhe dorëheqjes së Goran Rakiçit nga pozita e ministrit në Qeverinë e Kosovës, sot gjatë ditës edhe Kryetarët dhe këshilltarët e katër komunave veriore kanë dhënë dorëheqje.
Dorëheqje këtë mëngjes kanë dorëzuar edhe kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.
Po ashtu se gjatë ditës së djeshme, policët serbë në Veri kanë dorëzuar detyrën, duke zhveshur uniformat e Policisë së Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar qytetarët serbë ta ruajnë qetësine e sigurinë.
Sipas tij Lista Serbe është vegël e presidentit Vuçiq, që e kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës.
Rakiq tha se këto vendime do të jenë në fuqi derisa Qeveria e Kosovës të tërheqë vendimin për tabelat dhe të formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.
Në anën tjetër, Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të dyja palëve të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm, i cili mund të çojë në tensione të mëtejshme