Lajçak: Pajtohem me reagimin e NATO-s, duhet të ruhet qetësia

Në lidhje me zhvillimet në veri të Kosovës ka reaguar edhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ai ka shkruar se pajtohet plotësisht me qëndrimin e zëvendës/sekretarit të NATO-s, Mircea Geoana, në lidhje me deklarimin e tij se Kosova e Serbia duhet të parandalojnë përshkallëzimin e situatës.
Lajçak tutje e ka falenderuar Geoanan për koordinimin mes Bashkimit Evropian e NATO-s.
Fully agree with @Mircea_Geoana. Grateful for excellent 🇪🇺-@NATO coordination – both with the leadership at HQ-level and @NATO_KFOR on the ground. https://t.co/NmGOawSPZ5
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 5, 2022
“Plotësisht dakord me@Mircea_Geoana. Faleminderit për koordinimin e shkëlqyer të Evropës dhe NATO-s, – si me lidershipin në nivelin më të lartë ashtu edhe @KFOR-it në terren”, ka shkruaj Lajçak.
Kujtojmë se zëvendës/sekretari i NATO-s, Mircea Geoana, më herët kishte reaguar duke kërkuar që të ruhet qetësia dhe se NATO është e gatshme të reagojë në rast se rrezikohet stabiliteti.