Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës, Vuçiq flet në telefon me ambasadorin amerikan në Beograd
Publikuar:
(05.11.2022 14:48:38)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill.
Kjo bisedë ka ardhur pasi që Lista Srpska ka vendosur të bojkotoi institucionet e Kosovës.
“Në një bisedë të gjatë dhe kuptimplote telefonike me ambasadoren Hill, ritheksova se Serbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes, respektimin e së drejtës publike ndërkombëtare dhe zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara”, ka thënë Vuçiq, raporton Kosovo Online.