Çeku pas largimit të Listës Serbe: Rrnoftë Republika e Kosovës


Lista serbe ka bërë të ditur se sot kanë vendosur që të bojkotojnë të gjitha institucionet politike në Kosovë.
Pas largimit, ka reaguar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
“Rrnoftë Republika e Kosovës”, ka shkruar Çeku në Twitter.
Rrnoftë Republika e Kosovës 🇽🇰
— Hajrulla Çeku (@HCeku) November 5, 2022
Kryetari i Listës Serbe dhe ministër në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim, ndërsa përfaqësuesit tjerë të serbëve dhanë dorëheqje edhe nga pozita e deputetëve, kryetarëve të katër komunave në veri të Kosovës.
Ai tha se kanë vendosur të largohen nga të gjitha institucionet – Kuvendi, Qeveria dhe 4 komunat, por edhe nga drejtësia, policia dhe administratat në Kosovë, raporton Kosovo Online.