Sport Ndërkombëtar

Formacionet zyrtare: Bayerni përballet me Interin, Asllani aktivizohet nga minuta e parë

Gjiganti bavarez Bayern Munich dhe ai Italia Inter Milan do të përballen në ndeshjen e fundit në Grupin C të Ligës së Kampionëve.

“Bavarezët” e kanë siguruar kalimin tutje si liderë të këtij grupi, pasi kanë grumbulluar 15 pikë nga 5 ndeshjet e para – shkruan Shqip.com.

Edhe “Nerazzurrët” do të kalojnë tutje, por nga pozita e dytë. Momentalisht kanë 10 pikë.

Në përballjen e parë fitore kishte shënuar skuadra gjermane me rezultatin 0:2.

Ndeshja e kësaj të marte do të zhvillohet në “Allianz Arena”, nga ora 21:00.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë dhe Interit, Kristjan Asllani do të aktivizoihet nga minuta e parë në këtë takim.

Formacionet zyrtare:

Formacioni startues i Bayern Munichut: Ulreich; Mazraoui, Pavard, Upamecano, Stanisic; Gravenberch, Kimmich; Sadio Mané, Sabitzer, Coman; Choupo-Moting.

Formacioni startues i Interit: Onana; Bellanova, De Vrij, Acerbi; Darmian, Barella, Asllani, Gagliardini, Gosens; Lautaro Martínez, Correa.

/Shqip.com