UEFA i delegon gjyqtarët për ndeshjen e fundit të Ballkanit në Ligën e Konferencës
Kampionia e Kosovës, FC Ballkani do ta përfundojë aventurën evropiane të enjten më 3 nëntor me ndeshjen ndaj CFR Cluj që zhvillohet në Rumani.
Ekipi nga Suhareka tashmë është eliminuar edhe zyrtarisht nga faza e grupeve në Ligën e Konferencës teksa për ndeshjen e fundit ndaj Cluj, UEFA tashmë i ka deleguar edhe gjyqtarët, shkruan Shqip.com.
Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë i ka besuar gjermanit Daniel Schlager që ta ndajë drejtësinë në këtë përballje.
Ndihmësit e Schlager do të jenë Christian Dietz dhe Sven Waschitzki, kurse Tobias Reichel do të jetë gjyqtar i katërt.
Takimi në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Stadionul Dr. Constantin Radulescu” nga ora 18:45.
Ballkani i drejtuar nga trajneri Ilir Daja ka katër pikë dhe ndodhet në vendin e fundit në Grupin G.
Sivasspor renditet e para me 10 pikë, Cluj e dyta me shtatë sosh aq sa ka edhe Slavia e Pragës.
/Shqip.com