Lajme

Rritet numri me COVID-19 në Shqipëri, 38 infektime të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit të pandemisë. Mësohet se 38 është numri i qytetarëve të infektuar me COVID-19 në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 581 testime.

Janë 242 qytetarë aktivë në të gjithë vendin, ndërsa në spital po marrin trajtim katër pacientë. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Numri i të shëruarëve ka arritur në 327 mijë që nga fillimi i epidemisë, pasi gjatë 24 orëve të fundit 17 persona nuk janë më të infektuar.

Statistika ( 29 Tetor 2022)

Raste të reja ditore – 38

Të shëruar në 24 orë – 17

Të shtruar në spitale – 4

Humbje jete në 24 orë – 0

Testime ditore – 581

Testime totale – 1,996,731

Raste pozitive – 331,783

Raste të shëruara – 327,948

Raste Aktive – 242

Humbje jete – 3,593

/Shqip.com