Zgjedhjet vendore në Shqipëri mbahen më 14 maj
Publikuar:
(24.10.2022 17:33:51)

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj gjatë ditës së sotme ka caktuar 14 majin 2023 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve vendore të ardhshme, raporton zyra e presidentit të Shqipërisë.
Zyra presidenciale shprehet se kreu i shtetit e vlerëson periudhën deri në zgjedhje si shumë të rëndësishme për përmbylljen me sukses të kësaj sfide demokracie për institucionet, partitë politike dhe gjithë shoqërinë shqiptare.
Po ashtu Begaj nxit të gjitha palët që të shkojnë drejt kësaj date me përulësi dhe respekt ndaj qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë.
Në fund, kreu i shtetit i ka ftuar votuesit të mos anashkalojnë detyrën qytetare të mirë-informimit mbi alternativat politike dhe ushtrimit të të drejtës së votës.
/Shqip.com