Teknologji

Telefoni kinez rivalizon Samsung-un

Telefoni kinez Honor 80 Pro+ pritet t’i bëjë konkurrencë Samsung-ut për madhësinë e kamerës kryesore.

Ky model, i cili është paraparë të dal në treg në fund të këtij viti, parashihet të ketë kamerën prej 200 megapikselësh, një ekran AMOLED 1.5K fleksibël, i cili ka të ngjarë të shfaqet në anët e lakuara.

Honor 80 Pro+ do të vjen me çipin Snapdragon 8 të gjeneratës së parë me 12 GB RAM dhe me mundësi karikimi me 100 W.

/Shqip.com